Juristi Kreshnik Spahiu në një lidhje direkte për Top Story, në një diskutim për censusin në Shqipëri, tregoi një nga bisedat e tij me shkrimtarin e madh Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta më 1 korrik.
Duke folur në shtëpinë e Kadaresë në Qerret, Spahiu citon Kadarenë, i cili sipas tij ka thënë se ‘të deklarosh kombin tënd vetëm me dy milionë banorë është antishqiptare’, ndërsa zbulon edhe arsyen.
“Në një drekë në shtëpinë e tij në Qerret, pas disa përplasjeve të mijat me shtetin shqiptar për kontestimet që i bëja censusit, ndër të tjera, në një ndër konsultat që më bëri më tha “përveç problemeve të bazës etniko-fetare që ka formulari për censusin në Shqipëri, mbart edhe një problem të madh. Nuk ka gjë më antishqiptare se të deklarosh shtetin tënd me një popullsi 2 milionë banorë.
Kjo statistikë do të bëjë që të na ç’vlerësojë qoftë në gjeopolitikë, por edhe në tregun financiar sepse asnjë investim i madh ndërkombëtar nuk do e marrë seriozisht Shqipërinë’”, citon Spahiu, të ketë thënë Kadare.