Disfata e Anglisë kundër Spanjës në finalen e Europianit kundër Spanjës duket se ishte dhe e fundit për Gareth Southgate në krye të stolit të “Tre Luanëve”.
Përpara finales, u përfol se FA ishte e gatshme t’i rinovonte kontratën teknikut anglez, por ishte ai vetë që pranoi përpara Europianit se nëse nuk do ta fitonte këtë trofe, do të largohej. Në Angli flitet për një largim të mundshëm të 53-vjeçarit, teksa menjëherë është zbuluar emri i favoritit për ta zëvendësuar.
Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Chelseat, Graham Potter, 49-vjeçari i cili ndodhet pa punë që prej marsit të vitit 2023.
Bookmakers-at parashikojnë se ai është favoriti kryesor në koeficiente dhe pritet që të jetë i radhës që do të ulet në krye të “Tre Luanëve”, me objektivin e vetëm, triumfi në Kupën e Botës 2026.