Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka përshëndetur vendimin Prokurorisë së Posaçme për të nisur hetimet për vrasjet e 21 janarit.
Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se më në fund pas 13 vitesh do të ketë drejtësi dhe do të hetohen pushkatimet e 21 janarit.
”Për 13 vite e pak-nga PUSHKATIMET deri sot, kam folur ne çdo rast dhe kam kërkuar veten një gjë-me normalen ne bote ne raste te ngjashme: Hetimin gjithëpërfshirës te pushkatimeve, urdhëruesve, pushkatuesve e penguesve të hetimeve!
Fale BETEJES jetike te një gruaje te hekurt-RAIMONDA NIKES, Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut URDHEROI hetimin gjithëpërfshirës se ZINXHIRIT KOMANDUES TE SHTETIT PERFSHIRE NE VARSJE, mbajtjen përgjegjës te atyre qe penguan hetimin për pushkatimet shtetërore;
Gjykata e Larte e Shqipërisë vendosi ne këtë drite dhe sot SPAK ka regjistruar HETIMIN PENAL te këtij PUSHKATIMI!
VRASJA NE RRETHANA CILESUESE, SHPERDORIMI I DETYRES DHE KRYERJA E VEPRIMEVE QE PENGOJNE ZBULIMIN E SE VERTETES-jane tre veprat penale per te cilat DO TE HETOHEN PUSHKATIMET E 21 JANARIT!
Tani fjalet si duhen me kujt;
Aktet e prokuroreve janë ato qe presin te gjithë!
Pushkatimet e 21 janarit janë aktet me te renda shtetërore ndodhur ne demokraci; kane shënuar historinë e këtij vendi!
Gjaku nuk behet uje!”, – shkruan Braçe.