Thomas Matthew Crooks, sulmuesi që qëlloi Donald Trump në një tubim në Pensilvani të shtunën mbrëma u pa jashtë vendit të ngjarjes nga forcat e rendit, të cilët menduan se ai po vepronte në mënyrë të dyshimtë pranë detektorëve metalikë.
Kjo është raportuar nga një zyrtyar i lartë i zbatimit të ligjit, siç raportohet nga CNN. Sipas burimit të cituar nga CNN, autoritetet njoftuan përmes radios se po e mbanin në vëzhgim dhe informacioni i ishte transmetuar edhe Shërbimit Sekret.
Më pas, disa persona lajmëruan forcat e rendit jashtë vendit të ngjarjes se kishin parë një burrë të armatosur në çati.