Menjëherë pas deklaratës së tij përpara popullit britanik, ku Rishi Sunak njoftoi dorëheqjen si lider i partisë konservatore, u nis për në pallatin mbretëror. Ai u takua me mbretin Karl, duke i dorëzuar dorëheqjen për t’i lënë rrugën e lirë emërimit të kryeministrit të ri, Keir Starmer.
Sipas fotove tashmë të publikuara në rrjet, Rishi Sunak dhe gruaja e tij Akshata Murty janë larguar tashmë nga Buckingham Palace.
Pallati gjithashtu konfirmoi se dorëheqja e Sunak është pranuar nga Mbreti.
“Deputeti i nderuar Rishi Sunak pati një takim me Mbretin këtë mëngjes dhe dha dorëheqjen e tij si kryeministër,gjë që madhështia e tij e pranoi me dashamirësi”, thuhet në një deklaratë të Pallatit mbretëror.