Sunny Hill Festival 2024 pritet të nis të e enjten. Festivali do të zgjasë plot katër ditë, nga 25 deri më 28 korrik, ku tashmë ndodhet në një lokacion të ri – Bërnicë.
Plazh ne Zakynthos, all inclusive, Zante Royal Resort 4 yje, 6 ditë 5 netë. Korrik,
Kujtojmë se organizator i Sunny Hill është babai i këngëtares së njohur botërore Dua Lipa, Dukagjini, i cili prej vitit 2018-të ka sjell në trojet shqiptare një nga festivalet më madhështore të muzikës.

Edhe këtë vit, ngjarja më e madhe kulturore në vend ka mbledhur yjet më të njohur ndërkombëtar. Në mesin e tyre janë: Burna Boy, Stormzy, Bebe Rexha, DJ Snake, Black Coffe, The Martinez Brothers, Groove Armada, The Blaze, etj.

Adrian Berisha, Ants Live, Artssassin, Bleta Përtace, Buta, Capital T, Chloe Gaillet, Dafina Zeqiri, Dani Johnsson, Dhurata Dora, Bannzz, Caboo, Deezy, Geek, Edgar Kerri, Elsa Mala, Geasy, Griff, Jollie, Kamal, Lab Sadiku, Lafazani, Lancey, Foux, Ledri Vula, Lluni, Lyrical Son, MC Kresha, Mozzik, Mygal, Noki, PM to the Dagz, Regard, Singullar, The Milk Snatchers, Tommy Gold, Yanina, Yll Limani, Zoagi dhe Zwada.

Tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet dhe pritet të ketë një atmosferë të mrekullueshme. Për Sunny Hill ka mbërritur edhe Dua Lipa, e cila edhe pse nuk do të performojë do të jetë në Kosovë, më afër publikut dhe fansave të saj.