Gjuetia e zogjve shtegtarë është e paligjshme në Liban, por një seri krizash tregojnë se ky ligj nuk po zbatohet dhe se shumë zogj po qëllohen ‘vetëm për argëtim’.
Një nga rrugët me më shumë zogj shtegtarë në botë është e mbushur me gëzhdoja. Maja e malit Terbol në Libanin verior, e goditur nga erërat e forta krijon një korridor, i cili lejon që zogjtë e lodhur të cilët shtegtojnë nga Afrika dhe Euroazia të fluturojnë në lartësi të ulëta, Ky fluturim, sipas studimeve, ndërmerret nga rreth 2 miliardë zogj.
Këta zogj janë objektivë i lehtë për gjuetarët, thotë drejtor i Shoqatës Libaneze të Zogjve Shtegtarë, Sawun. “Ata thonë: ‘Ne e kemi trashëguar këtë kulturë nga gjyshërit tanë’ dhe unë vazhdoj të them: ‘Gjyshërit tuaj kanë gabuar”, thotë ai.
Ligji libanez ndalon gjuetinë e zogjve shtegtarë, por një qeveri e dobët në Bejrut, një krizë financiare dhe një luftë përgjatë kufirit jugor me Izraelin nënkuptojnë se pak burime i kushtohen zbatimit të ligjeve të gjuetisë, të cilat shpesh kërkojnë që personeli i sigurisë të arrestojë anëtarët e komunitetit të tyre.
Nga mijëra zogj të vrarë në këtë rajon, shumica e tyre nuk mblidhen apo hahen nga gjuetarët, por thjesht lihen në luginë – të qëlluara “vetëm për argëtim”, thotë Sawan. Zogjtë shpesh përjetojnë vdekje të ngadalta dhe të dhimbshme në tokë, pasi larvat hanë mishin e tyre të gjallë.
Gjatë dekadës së fundit, praktika e vjetër e gjuetisë së shpendëve shtegtarë ka marrë vrull edhe nga mediat sociale dhe armët më të sofistikuara. Shumë gjuetarë të paligjshëm postojnë video të vrasjeve të tyre në internet, dhe ka shqetësime se mediat sociale janë duke nxitur vrasjen. Në TikTok, gjuetarët ndajnë video të lejlekëve të qëlluar nga qielli, ndonjëherë duke përdorur armë të stilit ushtarak. “Ata masakrojnë zogjtë për ‘like’. Nëse nuk do të kishin ku t’i postonin këto video, ata nuk do t’i gjuanin këta zogj, “thotë Sawan.
Sawan dikur ishte një gjahtar, por si dëshmitar i një vrasjeje masive të lejlekëve e ktheu atë në aktivist tw kafshëve të egra. Çdo vit thotë ai, një person vdes në gjueti. Një adoleshent në një motoçikletë u qëllua aksidentalisht gjatë një gjuetie në fillim të këtij viti, thotë Sawan, një nga miqtë e fëmijërisë së të cilit vdiq gjatë një gjuetie. Aktivisti thotë se ai është qëlluar shtatë herë nga gjuetarët pa leje ndërsa përpiqej të mbronte zogjtë.