Marash Kumbulla mund të ndryshojë ekip, por të mbetet në Serie A. Për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare ka shfaqur interes klubi i Parmës, të cilët sapo janë rikthyer në elitën e futbollit italian. Me rikthimin në Serie A, Parma kërkon të përforcojë ekipin duke nisur nga mbrojtja. Pikërisht për të përforcuar këtë repart, klubi italian ka ‘peshkuar’ 24 vjeçarin nga Malësia e Madhe.
Tashmë pritet të shihet nëse Roma do ta lërë të lirë Kumbullën dhe nëse ky i fundit është dakord që të transferohet te Parma. Kujtojmë që Kumbulla ka kontratë deri në vitin 2027 me Romën, dhe këta të fundit nuk do ta linin të ikte pa një shumë të konsiderueshme.