Politikani opozitar serb Srđan Škoro ka bërë një deklaratë shokuese në një intervistë për televizionin KTV, duke iu referuar Presidentit Aleksandër Vuçiç dhe të birit të tij, Danilo.
Ai u shpreh se kishte në mendje një plan për torturimin e djalit të presidentit serb, duke thënë se Danilo, së bashku me të atin, “duhet të burgosen në një minierë, ku do të laheshin me uranium”
E gjithë skena sipas idesë së Škoro, duhet të regjistrohet nga kamerat, që “populli ta shohë”.
Më tej Škoro tha se Danilo Vuçiçit duhet t’i hiqet sigurimi dhe ai të lihet pa mbrojtje e të dërgohet i vetëm në Kosovë.
Do të informohesh i pari?