Tifozët e Realit të Madridit janë mësuar me afrime e blerje të mëdha, por edhe shumë trofe të fituar. Klubi historik kërkon të vijojë dominimin në futbollin spanjoll dhe europian.
Kylian Mbappe do të përforcojë shumë ofensivën e skuadrës së Carlo Ancelottit, ndërkohë që presidenca po përgatit një tjetër prurje fantastike.
Bëhet fjalë për Trent Alexander-Arnold, një nga anësorët e djathtë më të mirë në planet. I cili ka edhe një vit kontratë me Liverpoolin, klubin e tij të zemrës.
Gjithsesi, ftesa e Realit është e vështirë për t’u refuzuar. Dhe ashtu ka ndodhur. Me 25-vjeçarin anglez që u ka bërë të qartë përfaqësueseve spanjollë dëshirën e tij për të luajtur në Bernabeu.
Florentino Perez po përgatit një ofertë për Liverpoolin, me The Reds që nuk do të privohen lehtë nga djali i shtëpisë.
Por rreziku i humbjes së tij me parametra zero në verën e ardhshme, do të ndikojë dhe i kushtëzon të ulin pretendimet e çmimit të kartonit.
E nëse anglezët rezistojnë dhe refuzojnë shitjen e Alexander-Arnold, në Madrid janë gati ta presin pas një viti si lojtar të lirë. Njësoj siç ndodhi me francezin Mbappe.