Pas rastit të Elbasanit, një tjetër shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Dibër. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në oborrin e banesës së shtetasit I.P., në fshatin Fushë-Çidhën, ku është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Policia thotë se grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve.
Ky është rasti i dytët i raportuar këtë të diel pasi një tjetër shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në korridorin e katit të 4-t të një pallati në Elbasan.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias”, në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy motra nga Lezha. Njëra prej motrave punonte në Elbasan dhe kishin dy muaj që jetonin aty. Të gjitha dyshimet e policisë shkojnë në një konflikt të mbartur nga qyteti i tyre ku dikush mund t’i ketë përndjekur. Nga shpërthimi është dëmtuar aksidentalisht nga dera e dhomës së tij Enea Themollari rreth 26 vjeç, i cili banon në hyrjen përballë. 26-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë te spitali i Traumës në Tiranë, por nuk ka qenë ai objektivi