Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, arriti në shtetin e Uiskonsinit për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane. Konferenca e partisë, megjithatë, do të zhvillohet siç ishte planifikuar, nga data 15 deri më 18 korrik.
Trump u qëllua në vesh gjatë një tubimi në Pensilvani të shtunën. Sulmuesi i dyshuar, Thomas Crooks, 20 vjeç, u qëllua dhe u vra nga Shërbimi Sekret, por motivi i tij mbetet i paqartë.
Nga të shtënat u vra një mbështetës ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë. Gjatë Konventës Kombëtare Republikane, Trumpit pritet t’i konfirmohet nominimi i partisë si kandidat presidencial në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Ai do të garojë kundër presidentit aktual, Joe Biden.