Pasditen e sotme janë paraqitur në ambientet e spitalit të Bulqizës disa persona me simptoma helmimi. Në fillim u raportua për mbi 20 persona ndërsa tani numri ka shkuar në 56 persona.
Policia doli me një reagim në lidhje me ngjarjen por pa specifikuar numrin e të helmuarve dhe shkaqet që solli që disa persona të paraqiten në spital. Ndërkohë mësohet se disa prej të helmuarve jane paraqitur në spital edhe me të vjella.
Mësohet se shkaqet e helmimin të banorëve mund të ketë ardhur nga punimet e kanalizimeve në Qytetin e Ri ku dyshohet se ujërat e zeza janë përzier me ujërat e pastra. Akoma nuk është zyrtarizuar që ky është shkaku i helmimin ndërsa pritet që të ketë një njoftim nga policia.
Gjithashti mësohet se janë marrë të gjitha analizat dhe shëndeti Publik, AKU dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e helmimit.