Ndarja nga jeta e shkrimtarit më të mirë të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare, ka tronditur jo vetëm opinionin shqiptar por edhe atë botëror
Ndue Ukaj, shkrimtari nga Kosova, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Balkan Update” në ABC News, ku u shpreh se Kadare ishte ura mes Shqipërisë dhe botës.
Ukaj u shpreh se Kadare përmes metaforës dhe ironisë godiste diktaturën. Më tej shkrimtari tha se Ismail Kadare ka lënë gjurmë të thella edhe në historinë e Kosovës.
“Në momentet më të errët kur filloi të goditej autonomia e Kosovës e deri kur u çilura. Kadare ishte zëri. Ka lënë gjurmë të thella në historinë e Kosovës. Ai tregonte se çfarë ndodhte në një skaj të Evropës që vuante nga hegjemonia serbe. Këto janë bërë pjesë e entitetit të Kosovës. Kadare nga Franca u bë një zëdhënës i Kosovës. Kadare ishte flamurtari më i madh. Ai është shkrimtar evropian në kuptimin më të lartë të fjalës dujke e vendosur gjuhën shqipe në rrethin e lartë të gjuhëve të lexuara.
Ai i mbijetoi diktuarës falë talentit të tij. E njihte botën e letërsie dhe kjo e bëri të ishte sundues mbi despotin. Veprat e tij e dëshmojnë përmes elementit filozofik.
Ai ka lënë një testament të përhershëm për Shqipërinë, për ne. Bota letrare e kujton me ngazëllim veprat e tij.”, u shpreh Ukaj.