Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duket se ka gjetur ilaçin e kësaj vape të tmerrshme të ditës së sotme. Ai është zhytur në rrjedhën e lumit të Shalës, ku përshëndet disa personazhe që kanë lidhje me Shalën dhe luginën e Shalës. Një zonë që duket se kryetari i LRI e ka përzemër. i vetëm para rrjedhës së ujit të freskët, ai ka zhiruar një video, që e ka shpërndarë në rrjetet sociale.
Postimi i Metës
Ju përshëndes të dashur miq nga lumi i Shalës në Theth, në veçanti të gjithëve ju që jeni të dashuruar me këto mrekulli të Alpeve tona!
Një përshëndetje të përzemërt për Bes Kallakun, i cili më nxiti të hidhem për herë të parë në lumin e Shalës!
Përshëndes “Neomalësoren” në anën tjetër, si edhe Edmond Haxhinaston, si nip i Shalës që është dhe që më ka folur aq shumë për këtë vend të mrekullueshëm!
Malet tona më të larta, ujrat tona më të kaltra! ????????
Bes Kallaku
Edmond Haxhinasto.