Kryetari i bashkisë Vlorë Ermal Dredha ka folur mbi situatën e zjarrit ne fushën e mbetjeve. Zjarri prej te enjtes paradite vijon ne vendgrumbullim ndërsa sipas kryetarit të bashkisë të gjitha mjetet dhe forcat njerëzore janë në gatishmëri dhe pune por era e forte ka krijuar përhapjen e tymit.
Veç tyre ndihme ka patur edhe nga ministria e Mbrojtjes, nga biznesi apo edhe mjete të aeroportit.
“Zjarri është vendosur nga dore njeriu, e qëllimshme apo jo nuk mund ta themi. Por është dore njeriu pas zjarrit. Pasi me pare kemi patur temperatura edhe me te larta dhe nuk kemi pat situate”, tha kryetari i bashkisë. Ne fjalën e tij Dredha kërkoi edhe ndihmën e organeve ligj zbatuese për te vene para përgjegjësisë personat qe shkaktojnë situata zjarresh.