Haniyeh, i cili ka qenë një ndërmjetës në konfliktin e Gazës ka jetuar në Katar por gjithashtu ka qëndruar për një periudhë kohë në Turqi në vitin 2017.
Ministria e Jashtme e Katarit e quajti vrasjen një “krim të urryer” dhe “vrasje të turpshme”.
Sipas Agence France-Presse (AFP), ministria tha se sulmi në Teheran ishte një “përshkallëzim i rrezikshëm” dhe “një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe humanitar”.
“Kjo vrasje dhe sjellja e pamatur izraelite për shënjestrimin e vazhdueshëm të civilëve në Gaza do të çojë në kaos dhe do të minojë shanset për paqe”.
Turqia gjithashtu dënoi vrasjen e liderit.
“Ne dënojmë vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, duke e quajtur vrasje të turpshme në Teheran”, tha ministria e jashtme, duke shtuar se “ky sulm synon gjithashtu të përhapë luftën e Gazës në një dimension rajonal”.
“Edhe një herë qeveria e Benjamin Netanyahu ka treguar se nuk ka ndërmend të arrijë paqen”, tha ministria.
“Nëse komuniteti ndërkombëtar nuk merr masa për të ndaluar Izraelin, rajoni ynë do të përballet me konflikte shumë më të mëdha”.