Gjykata e Fierit ka lënë në burg Xhuljano Mihos, autor i vrasjes së të riut i cili bashkëjetonte me ish-partneren e tij.

Avokati i Mihos ka thënë se ai është penduar për krimin që ka bërë dhe se sipas tij, thikën e ka pasur viktima dhe se ai ia ka marrë armën e ftohtë gjatë përplasjes fizike, e më pas e ka qëlluar.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e 5 korrikut, në Fier.