Nenad Çanak, ish-politikan dhe publicist serb tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ndihet i kërcënuar nga Milan Radoçiç.
Sipas tij, arsyeja pse Serbia nuk e dorëzon Radoiçiçin, njërin kryesor të akuzuar për ngjarjen e Banjskës, në Prishtinë lidhet me frikën se nëse ky i fundit flet, zbulon lidhjet e fshehta me Rusinë.
“Kjo është shumë e thjeshtë. Vendimmarrësit në Serbi, së pari Aleksandër Vuçiç, e dinë shumë mirë se nëse dorëzojnë Radojiçiç, ai do të fillojë të flasë.
Nëse ai fillon të flasë, atëherë do të hapet kutia më të vjetër e Pandorës të rrjeteve internacionale, pra me Rusinë, në të gjithë rajonin, do të zbulohet udhëheqja serbe në të gjithë këtë, do të zbulohen ministra të caktuar në qeverinë serbe, e kështu me radhë.
Dhe mendoj se kjo është arsyeja pse Radojiçiç nuk do të dërgohet në Prishtinë”, tha ai.