Në seancën e sotme plenare është votuar zgjatja e afatit të Komisionit hetimor për Setrilizimin dhe Check Up. Me 95 vota, afati i komisionit shtyhet me 3 muaj kalendarke, ndërsa deputeti socialist Erion Braçe votoi kundër. Në rendin e ditës për seancën e sotme u miratuan anëtarëve të rinj nga radhët e avokatëve që do të ulen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Shumica absolute nuk u arrit, por kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur.
Nga shorti u zgjodhën kandidatët Bledar Bajri dhe Albens Tabaku për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Të katër kandidatët vijnë nga një karrierë në profesionin e avokatit dhe si lektorë të jurispudencës.
Me 90 vota pro, 4 kundër 1 abstenim u miratuan projektvendimet për ngritjen e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik.
Po ashtu u miratuan projektrezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të drejtësisë si dhe institucioneve të tjera që raportuan në Kuvend seancën e 18 korrikut.
Gjatë seancës së sotme plenare janë parashikuar të mbahen edhe dy interpelanca. Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa do të zhvilloj interperlancë me ministrin eEkonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Po ashtu deputeti Agron Shehaj ka kërkuar interpelancë me ministrin e Financave Ervin Mete.