Ministri i Kulturës Blendi Gonxhe zhvilloi një interpelancë me deputeten e Partisë Demokratike Ina Zhupa. Gonxhe u ndal edhe te një foto ku shihet një makinë e e parkuar në rrënojat e parkut kombëtar të Butrinti, teksa tha se ishte mjeti i arkeologut Dhimitër Kondi.
“Makina e Dhimitër Kondit që po shkon për gjetjet arkeologjike! E bëtë që ishte biznesin i Kumbaros!”, tha Gonxhe duke sqaruar si qëndronte e vërteta. Deputetja iu drejtua se nuk i intereson e kujt është makina, por fakti që ajo parkohet në rrënojat e qytetit antik.
“S’më intereson e kujt është makina, por po parkon në rrënojat e qytetit antik të Butrintit!”, tha Zhupa.
Pjesë nga debati:
Gonxhe: AADF është shoqatë jo fitimprurëse. Makinën e Dhimitër Kondit, e bëtë kasap, e bëtë që ishte biznes i zonjës Kumbaro. Ëebi është funksional mund të hyni. Projekt vendimi i referohet një viti. Investime 65 milionë euro, nga buxheti i shtetit 4 deri 4.5. Ata që vijnë të magjepsur nuk vijnë me urdhër por ai realitet që gjejnë dhe kjo punë do lekë, do fonde, nuk po shitemi për të bërë gjë për vete, kjo punë s’bëhet vetëm me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Zhupa: Nuk thash nuk punon ëebi, por nuk ka vizionin, ka vetëm tendera dhe karrierë. Për makinën, për mua ka rëndësi që parkon në rrënojat e qytetit antik të Butrintit, i keni futur makinat e zyrtarëve kur keni pasur një shfaqje… Donacioni është kur jep jo kur merr. Është ndryshe fondi i sipërmarrjes edhe ndryshe AADF.