Më 24 gusht të 1991, Ukraina shpalli Pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik. Kjo datë është kujtuar me një postim në rrjet nga Ambasada e SHBA në Tiranë, por jo vetëm.
Në fotot e publikuara, diplomatë të angazhuar në Tiranë, kanë shprehur mbështetjen për Ukrainën, e cila sot po përballet me agresionin ushtarak rus.
“Si sot në vitin 1991, Ukraina shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik. Më shumë se tre dekada më vonë, Ukraina vazhdon të mbrojë sovranitetin e saj me guxim të pashoq. Lufta e tyre për liri dhe demokraci është një shembull i fuqishëm për botën.
Ndërsa ata qëndrojnë në këmbë përballë fatkeqësive, ne qëndrojmë me ta në solidaritet dhe shpresë.
Për nder të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së Nancy VanHorn iu bashkua me krenari të Ngarkuarës me Punë të Ukrainës dhe Shefave të tjerë të Misionit në Shqipëri për të nderuar forcën, qëndrueshmërinë dhe shpirtin e palëkundur të Ukrainës”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA.