Alex Soros ka publikuar në faqen e tij në Instagram një foto me kryeministrin Edi Rama. Ai shkruan se tashmë është bërë traditë që çdo verë të vizitojë Shqipërinë në përmbyllje të pushimeve.
“Përfundimi i verës me vëllain tim në Tiranë është bërë traditë”, shkruan Soros në Instagram, i cili ka publikuar edhe foton ku shfaqen të dy të përqafuar dhe buzëqeshur. Alex Soros, është djali i miliarderit dhe filantropit amerikan, George Soros.
Kujtojmë se miliarderi dhe filantropi George Soros, ia ka dhënë kontrollin e kompanisë djalit të tij më të vogël, Alex Soros.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Fondacionit për Shoqëri të Hapur, organizata nën drejtimin e familjes Soros jep rreth 1.5 miliardë dollarë në vit për grupet, që mbështesin të drejtat e njeriut dhe nxisin rritjen e demokracive në botë.