Ambasadori britanik, Nick Abbott ka marrë detyrën në vendin tonë.
Lajmin e ka ndarë presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili ka theksuar se është dëshmuar një partneritet i fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.
“Një kapitull i ri çelet: Ambasadori britanik, Nick Abbott merr detyrën, duke dëshmuar partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Përtej miqësisë, ne përqafojmë rolin tonë si bashkëpunëtor për progres”, ka shkruar kreu i shtetit krahas fotove nga momenti.