Barcelona kërkon të përforcojë skuadrën në mënyrë që të ngjitet dhe njëherë në majat e futbollit botëror, teksa drejtuesit kërkojnë t’i japin disa emra të rinj trajnerit Hansi Flick që ta arrijë këtë gjë.
Siç bën me dije eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ylli që shkëlqeu me Spanjën në Europian kërkon të transferohet me çdo kusht te klubi katalanas.
Nga ana tjetër, RB Leipzig është i gatshëm që ta shesë spanjollin për një shumë bindëse dhe meqenëse Nico Williams zgjodhi të qëndrojë te Athletic Bilbao, Barcelona është e gatshme të ofrojë çdo gjë për Dani Olmon.
Marrëveshja me lojtarin është arritur teksa tashmë pritet të gjendet gjuha e përbashkët dhe me klubin gjerman, teksa katalanasit do t’i duhet të mposhtin Manchester Cityn në këtë garë.