Nga Hermes Kafexhiu
E keni vënë re që Belind Këlliçi prej ditësh është shumë i tensionuar duke sulmuar drejtësinë sikur gjasme nuk po ndjek një proces për të cilën ajo tanimë ja ka kaluar gjykatës. Ka disa media që e mbajnë pak me hatër Belindin dhe ia kursejnë disa të pyetje që gazetaria duhet të ngrejë dhe që janë shumë serioze për t’i ngritur. Aq më tepër që tani kohët e fundit ai duket që është në tension.
Edhe në protestën që e thërret po i shkojnë shumë më pak, përpos kësaj as figurat e njohura që ai pret me padurim t’i shoh vërdallë vetes që t’i shesi bekuesit të tij “ja unë kam një mbështetje”.
Megjithatë është e udhës që ne të ngrejmë disa pyetje serioze në lidhje me hallin që Belindi ka pas një lajmi që ka dal së fundmi në media por që duket disi i fshehur dhe i pabujshëm.
Çfarë lidhje ka Belind Këlliçi me “korrierët e krimit” që sjellin ilegalisht paratë në Shqipëri ?
“Në vitin 2022, një studente shqiptare në Francë zbriti në aeroportin e Rinasit me 30 mijë franga zvicerane të fshehura në një beze të lidhur rreth belit. Ajo kujton se ishte në ankth, por arriti të kalonte pa asnjë problem pranë punonjësve të sigurisë së aeroportit. Në dy udhëtime të tjera drejt Tiranës, ajo kontrabandoi dërgesa me vlerë totale prej 40 mijë frangash. Livia nuk duket një korriere tipike e parave të dyshimta; ajo ngjan me qindra studentë të tjerë të universiteteve europiane, shkruan BIRN.
Më tej BIRN shkruan se “në dy udhëtime të tjera drejt Tiranës, ajo kontrabandoi dërgesa me vlerë totale prej 40 mijë frangash. Livia nuk duket një korriere tipike e parave të dyshimta; ajo ngjan me qindra studentë të tjerë të universiteteve europiane.”
Vajza në fjalë e bënte punën e saj prej kohësh.
Një gjyqtar shqipar i quajtur Erion.B (i përmendur në BIRN) që ka ndjekur çështje të pastrimit të parave ka konstatuar se sipas disa të dhënave një pjesë e madhe e parave të sjella në vitin 2021 kanë shkuar sipas hetimeve operative pranë disa biznesmenëve. Sipas informacioneve biznesmenët janë me banim në lagjen 14, ose ndryshe ish-Astiri, të cilët kanë qenë të pranishëm në fushatën e Belindit, madje njëri prejt tyre ka qenë dhe anëtar i shtabit.
Çështja mbi “Korrierët e Krimit” jo më shumë se dy muaj më parë ka nisur të hetohet nga SPAK, sipas burimeve pranë hetimeve!
Belindit i ka hyrë halli dhe a do të ketë forcë ai të përballet me moralin e “modelit të ri” që flet për varfërinë dhe shkeljen e ligjit apo ajo që e vret më shumë me të ardhen e tij politike?!