Presidenti amerikan, Joe Biden zhvilloi të premten një bisedë telefonike me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën.
Biden i rikonfirmoi Zelenskyt “mbështetjen e palëkundur të SHBA për popullin e Ukrainës” në luftën e saj me Rusinë, tha në një deklaratë për shtyp Shtëpia e Bardhë, raporton Reuters.
Në deklaratë thuhet se paketa e ndihmës përfshin raketa të mbrojtjes ajrore, pajisje kundër droneve, raketa anti-blinduar dhe municione.