Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan thotë se Turqia po përballet me fashizmin digjital, pasi prej ditësh është bllokuar rrejti social Instagram.

“Ne po përballemi me fashizmin dixhital” për censurimin e Instagram-it të përmbajtjes në lidhje me vrasjen e Haniya, presidenti turk tha se nëse kërkesat e drejta të Turqisë respektohen, problemi do të zgjidhet vetë, u shpreh Erdogan.

Përveç kësaj, ai kritikoi standardet e dyfishta të aplikuara nga kompanitë e mediave sociale në Turqi në të kaluarën dhe sot, duke shtuar se organizatat terroriste si PKK dhe FETÖ propagandojnë lirshëm në këto platforma dhe “paralajmërimet e Turqisë në këtë drejtim nuk merren parasysh”.

Erdogan gjithashtu theksoi se Turqia nuk ka asnjë problem me lirinë e shprehjes së askujt dhe se qëllimi i tyre kryesor është mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe vlerave të përbashkëta të vendit.