Për javë, nëse jo muaj, Barça dukej se kishte vetëm një objektiv të madh në afatin kalimtar: të nënshkruante me Nico Williams, lojtarin e klubit spanjol të Athletic Club.
“Euro 2024” verbuese që ka bërë anësori bask, e ka forcuar më shumë se kurrë këtë dëshirë, aq më tepër që lojtari ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij të vlerësuar në 58 milionë euro, një shumë më se e arsyeshme në krahasim me këto paraqitje këtë vit. Por që kur u kthye në Bilbao, sulmuesi anësor, thuhet se kishte vendosur të qëndronte edhe për të paktën një sezon.
Por në të njëjtën kohë, katalanasit nënshkruan me Dani Olmo nga RB Leipzig për një tarifë të ngjashme me klauzolën e Nico Williams, e cila sugjeroi se ideja për ta rikthyer atë ishte histori.
Por sot, e përditshmja Sport, hodhi një “bombë”. Sipas informacioneve të gazetës, disa burime të brendshme te Blaugrana, kanë bërë me dije se Nico Williams kishte rënë dakort për të nënshkruar me Barçën. Megjithatë, edhe nëse 22-vjeçari i ri spanjol tha “Po”, klubi katalanas duhet të gjejë një zgjidhje për të nxjerrë para të reja dhe për të përfunduar këtë operacion.
Për këtë do të duhet të bëhet një shitje e madhe madhe. Ndër emrat e përmendur, gjejmë atë të Raphinhas, të gjurmuar nga Arabia Saudite me shuma të çmendura të përmendura. Transferta e brazilianit do t’i hapte derën më shumë se kurrë ardhjes së Nico Williams.
Williams Jr, dje u pa në rrjetet e tij sociale duke u stërvitur i vetëm me fanellën e kombëtares spanjolle, nuk ka udhëtuar në Shtutgart me skuadrën Biscayan në miqësoren e fundit parasezonale. Ndërsa te Barcelona kjo u interpretua si pozitive, në Bilbao qëndruan të qetë dhe argumentuan mungesën me aspektin fizik, pasi Nico nuk kishte mundur të stërvitej ende me të gjithë grupin.