Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina është paraqitur sot në gjendje jo të mirë shëndetësore në qendrën spitalore.
Këtë e ka bërë të ditur vet artistja përmes një “InstaStory”, ku shfaqet në ambientet e spitalit e shtrirë duke marë serum. Por këngëtarja nuk ka sqaruar arsyen përse përfundoi në spital.
Kjo nuk është hera e parë që artistja nga Kosova publikon foto nga spitali teksa merr trajtimin mjekësor. Artistja ka shfaqur shpesh herë shqetësime nga ana shëndetësore por ka zgjedhur mos të ndajë më shumë detaje me fansat.