Sot Chelsea njoftoi disa ndryshime në lidhje me numrat e fanelave për sezonin që sapo ka nisur. Dhe nga kjo mund të nxirren edhe të dhëna të tregut.
Blutë, në fakt, i kanë caktuar fanelën me numrin 7, atë që deri më tani i ka takuar Raheem Sterling, të sapoardhurit Pedro Neto.
Një sinjal që duket mjaft i qartë për ish-lojtarin e Liverpool-it, praktikisht i përjashtuar nga klubi londinez dhe në qendër të thashethemeve për transfertë prej disa kohësh (është folur edhe për interesimin e Juventusit).
Në ndeshjen e parë, ndaj Manchester Cityt, Pedro Neto ka veshur fanelën me numrin 17, por nga ndeshja e ardhshme do të ketë ‘7’. Ndërkohë është bërë e ditur edhe numri i fanelës së ardhjes së fundit, Joao Felix, blerja e të cilit është zyrtarizuar sot.
Tashmë ish-lojtari i Atletico Madridi do të mbajë fanelën me numrin 14 këtë sezon. Deri më tani kjo fanellë i përkiste Trevoh Chalobah, i cili tani duhet ta ndryshojë atë (ose të largohet).
Chelsea saktëson se deri në fund të afatit kalimtar numrat do t’i nënshtrohen ndryshimeve të tjera dhe numërat përfundimtarë do të zyrtarizohet vetëm në fund të gushtit.