Napoli ka marrë një humbje shokuese javën e parë të Serisë A pasi u mundën në transfertë 3-0 nga Verona.
Tekniku Antonio Conte e nis kështu në mënyrën më të keqe të mundshme aventurën e tij të re në stolin e napoletanëve.
Të tre golat e fitores për veronezët u shënuan në pjesën e dytë të lojës. Ishte Rocha Livramento që zhbllokoi sfidën në të 50-ën. Më tej Mosquera dyfishoi rezultatin në minutën e 75, përpara se të shënonte dhe të dytin personal dhe të tretin e takimit në të 94-ën për të vulosur fitoren e Veronës përballë Napolit.
Ndërkohë sfida tjetër e luajtur paralelisht në Serie A, mes Bolognas dhe Udinese u mbyll n barazim 1-1.
Në mbrëmje do të jetë radha e Romës dhe Lazios, që do të përballen respektivisht me Cagliarin në transfertë dhe bardhekaltrit me Venezian në Olimpico.