Nga Eraldo Harlicaj
Egli Proga punonte në një lokal modest për të mbajtur familjen. I forti i qytetit me krahë të ngrohtë nga lidhjet me pushtetin i vendos gjobë xhiron ditore. Nuk e merr, e rreh për vdekje, ambulanca vonon 30 minuta, qytetarët e frikësuar nuk japin ndihmën e parë, policia tenton të fshehë ngjarjen.
Prokurorja e re, Vasjana Postoli, e cilëson krimin si “vrasje nga pakujdesia” duke e vendosur karrierën në pikëpyetje ndershmërie akoma pa e nisur mirë. Gjykata e Korçës pranon kërkesën e saj.
Denis Meçe mund të lirohet pas 4-5 vitesh, ndërsa “i forti” do të triumfojë sërish. Nuk ka fatkeqësi më të madhe për një shoqëri se sa të pranojë e të kthejë në trend modelin e të dhunshmit, të paprekshmit dhe vrasësit.
Denis nuk ka vetëm Pogradeci, Denis ka çdo qytet i Shqipërisë. Denisët i gjen thuajse kudo, në çdo fushë, në çdo ambient. Fatkeqësisht, një pjesë e të rinjve i adhurojnë, i ndjekin dhe i shohin si pika reference.