Analisti Ergys Mërtiri thotë se rezultati në Himarë ishte i pritshëm, teksa diferenca e votave në favor të kandidatit socialist, Vangjel Tavo. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Mërtiri thotë se rezultati ishte i tillë, për shkak të përdorimit që opozita bëri me Fredi Belerin e më pas me Petro Gjikurinë, ku në këtë garë pati përplasje edhe me Athinën zyrtare.

Sipas tij, është e patolerueshme që të kandidohen persona si Beleri dhe Gjikuria, të cilët kanë pozuar me flamuj të vorioepirit.

“Humbja, për mua është e logjikshme për shumë arsye. Pikë së pari, është në vazhdën e një pushteti i cili fiton një garë të përgjithshme, kur në zonat ku mbeten vetëm një zonë, ajo ka prirjen të fitojë, sepse mobilizon më shumë. Demoralizohen ata që kanë humbur në të gjithë Shqipërinë. Por nuk besoj se është kjo. Diferenca kësaj radhe ishte shumë e thellë. Unë mendoj që këtu duhet të ketë faktorë të tjerë, për mua është fakti i mënyrës së shëmtuar sesi është politizuar në raport etink përballja që prodhoi zoti Beleri. Duke qenë zgjedhjet në Himarë, nuk ishin thkesht për adminsitrimin e një qyteti, por u përfshi në një përplasje Athinë-Tiranë, kjo prodhon efekte të tjera, motivon votues të tjerë që sado mund t’i kenë ardhur në majë të huhndës me këtë qeveri, nuk janë të gatshëm të rreshtohen në anën e atyre që kauza të tilla ia falin Greqisë, grupeve ekstremiste antishqiptare.

Si zoti Beleri, si zoti Gjikuria kanë pozuar me flamij të vorioepirit. Njerëz që pozojnë me flamuj të tillë, është e paimagjinueshme të tolerohen. Kjo është antikushtetuese, antikombëtare. Zoti Gjikuria është anëtar i një shoqate panhelenike, vorioepiriote. Kemi parasysh një orgaizatë që drejtohet nga Nicolas Gage, i cili është non grata nga Sali Berisha kur ishte president, sepse ai ka punuar për shkëputje të territoreve shqiptare. Një person i cili pretendon se është greko-amerikan, shqiptar nuk thotë që është. Ky duhet të kandidojë për kryetar bashkie në Shqipëri. Kjo është pa kuptim. Kjo është absurde, e patolerueshme. Një parti e cila është partia më e madhe opozitare, të kandidojë figura të tilla, e shoh absurd, e papranueshme.

Qartazi opozitës nuk i duhet Himara, Berisha nuk fiton pikë me fitimin në Himarë, e shoh si koncension që i jepet dikujt, kuptohet, shoqatës panhelenike, lobit grek që punon për vorioepirin në SHBA. Nuk shoh arsye tjetër, që kjo shoqatë apo edhe vetë Greqia, të lobojë për Sali Berishën, ndoshta jo për t’i hequr non grqatën, por për të pasur kanal komunikimi. Ndoshta edhe për të zbutur presionin që SHBA ka për largimin nga politika të Sali Berishës. E shoh si një i mbytur që kërkon të kapet te fija e kashtës. Zoti Berisha është sot i izoluar ndërkombëtarisht. SHBA nuk e konsideron partner politik dhe të oms jetë në skenën politike shqiptare. Ai përpiqet të krijojë lidhje parterireti, thjesht komunikimi, që t’u thotë shqiptarëve që nuk jam i izoluar ndërkombëtarisht. Është gati të paguajë çdo çmim për t’u mos u pensionuar në politikë”, theksoi ai.