Një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar këtë të hënë në Durrës.
Sipas njoftimit të policisë, 36-vjeçari i arrestuar dhe 17-vjeçari i proceduar goditën për shkak të detyrës një infermier të Urgjencës së spitalit rajonal të Durrësit.

“Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin 36 vjeç, banues në Shijak, si dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, sepse dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, një infermier të Urgjencës së spitalit rajonal të Durrësit.”, thuhet në njoftimin e policisë.