Dy tërmete të njëpasnjëshme janë regjistruar në Greqi. Tërmeti i parë është regjistruar me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter dhe me një thellësi 10 kilometra. Ndërsa epiqendra ishte 32 kilometra në juglindje të Miamos, Heraklion.
Tërmeti i dytë që u regjistrua ishte me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter, ndërsa thellësi ishte 10 kilometra. Epiqendra u regjistruar 16 kilometra në jugperëndim të Kullës së Heraklionit.
Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, lëkundjet sizmike janë ndjerë nga banorët, por nuk ka pasur raportime për dëme apo të lënduar.