Një 19 vjeçar është arrestuar të mërkurën nga policia austriake nën dyshimin se kishte planifikuar një sulm terrorist në zonë e Vjenës.
Një zëdhënës i policisë i tha gazetës Kronen Zeitung se kishte një kërcënim specifik për një sulm në një koncert të këngëtares amerikane Taylor Sëift në fundjavë në Vjenë.
Burri me origjinë nga Maqedonia e Veriut u arrestua në orët e para të mëngjesit. Disa orë më vonë, një i dyshuar i dytë në lidhje me të njëjtin rast u arrestua në Vjenë, sipas mediave austriake.
“Autori i dyshuar u fokusua në koncertet e Taylor Swift. Janë identifikuar veprimet përgatitore“, tha Franz Ruf, Drejtor i Përgjithshëm i Sigurisë Publike.
Policia tha se të dyshuarit ishin betuar për besnikëri ndaj organizatës terroriste Shteti Islamik disa javë më parë. Të dy ka të ngjarë të jenë radikalizuar në internet.
Ndërkohë, kontrollet e sigurisë do të shtohen masivisht në koncertet e ardhshme të enjten, të premten dhe të shtunën të këngëtares amerikane. Aktualisht nuk ka asnjë mundësi anulimi, por fansat duhet të presin vonesa.