Federico Chiesa është një nga emrat më të lakuar të merkatos në Itali, me sulmuesin e Juventusit që është nxjerrë prej kohësh në shitje nga Thiago Motta.
Tekniku i bardhezinjve e pranoi dhe përpara ndeshjes së parë kundër Comos se Chiesa nuk është në planet e klubit dhe i kanë hapur dyert për ta lënë të lirë.
Në avantazh për të ishte Roma, por duket se Interi ka bërë një “parakalim” të bujshëm. Marotta ka bërë ofertën e parë në zyrat e “Zonjës së Vjetër”, duke i ofruar 10 milionë euro për shërbimet e 26-vjeçarit.
Sipas “La Republiça”, Juventus kërkon ta shesë menjëherë përpara se të mbyllet merkato dhe nuk ka rëndësi se në cilin klub shkon. Gjithashtu drejtuesit janë të gatshëm të pranojnë çdo ofertë për Cheisën, teksa tashmë zgjedhja ngelet në dorën e lojtarit.