Dani Olmo ishte padyshim një nga yjet surprizë të këtij Europiani, i cili u shpall kampion me Spanjën dhe gjithashtu ishte pjesë e lojtarëve golashënues të turneut.

Që pas përfundimit të Europianit në Gjermani, fantazisti i Spanjës nisi kontaktet me Barcelonën, duke e zgjedhur atë si të vetmin destinacion për të ardhmen.
Tashmë, duket se marrëveshja është arritur, me katalanasit që kanë arritur të sigurojnë shërbimet e Olmos.

Barcelona ka gjetur gjuhën e përbashkët me RB Leipzig për 55 milionë euro, plus 7 milionë te tjera bonuse, ndërsa futbollisti ka pranuar për një kontratë 6-vjeçare. Tashmë pritet të zgjidhen dhe detajet e vogla të kontratës, me futbollistin që pritet të kryejë vizitat mjekësore përpara startot të sezonit.