Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku një i ri, Ronaldo Beqiri, që lëvizte me armë, ka kërcënuar një punonjës policie, që ishte jashtë orarit të shërbimit dhe i ka bërë thirrje që të ndalonte. Falë veprimeve profesionale të punonjësit të Policisë dhe mbërritjes në kohë të Patrullës së Përgjithshme dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, që ishin në patrullim në qytet, të cilat ishin njoftuar nga punonjësi i Policisë, është neutralizuar dhe arrestuar 26-vjeçari.

NJOFTIMI I POLICISË

Qarkullonte i armatosur me pistoletë, në mesnatë, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, konstatohet nga një punonjës policie që ishte jashtë orarit të shërbimit.

Në momentin e konstatimit, shtetasi i armatosur ka kanosur punonjësin e Policisë, për ta vrarë.

Falë veprimeve profesionale të punonjësit të Policisë dhe mbërritjes në kohë të Patrullës së Përgjithshme dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, që ishin në patrullim në qytet, të cilat ishin njoftuar nga punonjësi i Policisë, është neutralizuar dhe arrestuar 26-vjeçari.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 26 vjeç, banues në Elbasan.