Ka dalë sot në gjykatën e Tiranës efektivi Erjon Goxhara, për caktimin e masës së sigurisë.
Goxhara plagosi Lorenc Kostën me 19 gusht, pasi bashkëshortja e tij kishte një lidhje intime me të.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 19 gushtit në një zonë të populluar të Tiranës. Para se të plagoste Lorenc Kostën, efektivi kishte zhvilluar një takim me bashkëshorten dhe nipin e tij, L.B. në një qendër tregtare.
Gjatë këtij takimi, në dosje thuhet se gruaja ka pranuar tradhtinë, por nuk ka pranuar që t’i kërkojë ndjesë efektivit Goxhara. Sipas saj, tradhtia ka ndodhur vetëm një herë. Të njëjtën ditë, Goxhara pasi përfundon këtë bisedë, zhvendoset pranë lagjes ku jetonte dhe ka plagosur Lorenc Kostën, i cili po ashtu jetonte në atë zonë. Pasi e la të mbuluar me gjak, e filmoi atë çfarë bëri dhe videon ia dërgon të plagosurit në telefon: “Mëso të mos futesh më në shtëpitë e të tjerëve dhe të hash djersën e tyre”.