Madelen Wright hodhi një hap të ri në karrierën e saj. Lojtarja e njohur për një pasuri me OnlyFans, pasi u lirua nga Charlton për sjellje të papërshtatshme, do të luajë për Chesham United, në divizionin e katërt anglez.
“Pas një pushimi nga futbolli, është një hap i madh prapa, për të luajtur në një ligë konkurruese dhe për t’u ngjitur në tre nivele të tjera. Ndihem mirënjohëse për mundësinë dhe akoma më e emocionuar për të ardhmen”,- ka shkruar Madalene Wright në llogarinë e saj në Intagram, e cila ka më shumë se 327 mijë ndjekës.
Në vitin 2020, futbollistja publikoi video të thithjes së një tullumbaceje me helium, duke pirë shampanjë teksa ngiste Range Rovers e saj, madje edhe duke lënë një qen të ngiste makinën. Në atë kohë, Madelene Wright nuk gjeti një klub për të ndjekur karrierën e saj dhe nuk luajti futboll për një kohë të gjatë.
Më pak se një vit më parë, futbollistja u rikthye në fushë, pasi nënshkroi për Leyton Orient, në divizionin e shtatë të futbollit anglez për femra. Tani, ajo ka gjetur një skuadër të re karriere dhe do të luajë për Chesham United.