Një plagosje me thikë ka ndodhur në Durrës, ku për pasojë u plagos një 60-vjeçar, i identifikuar si Vangjel Marangoni.
Në lagjen nr. 6, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi R. Ll., rreth 45 vjeç (me probleme të shëndetit mendor) dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin 60 vjeçarin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. Ll., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.