Lidhjet me Italinë tashmë janë shkëputur.
Nedim Bajrami u largua nga Apeninet dhe do ta vazhdojë karrierën në Skoci.
Klubi i madh skocez, Glasgoë Rangers konfirmoi zyrtarisht atë që ishte lajmëruar më parë, ndonëse kalimi i mesfushori të kombëtares shqiptare nuk do të jetë huazim, por transferim përfundimtar.
Fillimisht, bisedimet ishin që kartoni i Bajramit të mbetej në pronësi të “Zijeshilëve” të Sassuolo, që këtë sezon luan në Serie B, por më pas gjithçka ndryshoi, me rekordmenët e titujve në Skoci që blenë kartonin e 25-vjeçarit për 4 milionë euro.
“Jam i lumtur që bashkohem me një klub me përmasat e Rejnxhërsit. Është një klub I njohur në të gjithë botën, që ka fituar shumë trofe dhe që ka arritur finalen e një kupe të Europës vitet e fundit. Kam pasur disa bisedime pozitive me trajnerin dhe besoj se kalimi te Rangers është lëvizja e duhur për mua, në këtë moment të karrierës. Mezi pres të takosh shokët e ekipit, dhe tifozët”,- u shpreh pas kalimit në Skoci, “fantazisti” i Kombëtares sonë.
Ndërkaq, kujtojmë se Bajrami luajti në Itali që nga viti 2020, duke qenë fillimisht tek Empoli, ku qëndroi plot 3 sezone e gjysëm, për të kaluar më pas për një edicion e gjysëm te Sassuolo.