DASHI
Kontrollojeni veten sot ju që jeni në një lidhje nëse nuk doni që të lindin probleme dhe mosmarrëveshje më vonë. Mos e lendoni partnerin atje ku i dhemb më shumë. Gjëndja e financave nuk do jenë as delikate, por as e shkëlqyer. Mund të bëni thjesht shpenzime të vogla e të domosdoshme.
DEMI
Dita e sotme do nisë e zymtë.Tensioni do mbizoterojë që në mëngjës dhe deri në oret e mesdites, por mbremja do ndryshojë krejtësisht. Do i zgjidhni problemet dhe do dashuroheni si kurrë më parë. Financat do mundoheni t’i mbani të stabilizuara më çdo lloj mënyre. Do jeni të qetë.
BINJAKËT
Ka rrezik që t’ia ktheni kurrizin partnerit tuaj sot dhe të merreni me të tjera çështjë të rëndësishme. Ai në fakt do ndjehet keq dhe mund të kërkojë ngushëllim diku tjetër. Me financat ka rrezik të bëni gabime të mëdha duke shpenzuar pa u menduar aspak.
GAFORRJA
Ditë e mbushur më gënjeshtra do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk ka për të shkuar si duhet me personin që keni në krah dhe debatet do jenë të pafundme. Beqarët ka rrezik të zhgenjehen shpejt nëse nuk tregohen të matur me hapat që do hedhin.
LUANI
Duhet të keni më tepër besim tek partneri juaj gjatë kësaj dite dhe ta lini të lirë veten në krahët e tij. Do e shihni që do ndiheni si në ëndërr. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim, mirëpo as sot nuk do arrijnë ta gjejnë atë që kërkojnë. Financat do jenë të mira. Shlyeni sa më parë borxhet që më pas të mendoni për shpenzimet e nevojshme.
VIRGJËRESHA
Do ketë mosmarrëveshje pa fund gjatë kësaj ditë në jetën tuaj në çift. Nuk do hapni rrugë në asnjë moment dhe partnerin kjo do e merzitë më shumë. Beqarët do e takojnë më në fund princin e tyre të kaltër dhe do fillojnë një tjetër etapë në jetën e tyre.
PESHORJA
Do keni nevojë për ndryshime sot juve që jeni në një lidhje kështu që flisni hapur me partnerin dhe bashkëpunoni së bashku për çdo gjë. Beqarët do fiksohen pas një personi dhe nuk do i ndahen derisa ta bejnë për vete. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar për ta.
AKREPI
Do kaloni një ditë shumë të bukur sot pranë partnerit tuaj dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. As vetë nuk e keni menduar më parë se gjërat do ju ecnin kaq mirë pas periudhes delikate që keni kaluar. Beqarët duhet ta kontrollojne veten dhe jo të ecin kuturu pas dikujt.
SHIGJETARI
Ditë mjaft e qëndrueshme dhe emocionuese kjo e sotmja. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij që dashuroni dhe nuk do doni të ndaheni për asnjë çast. Beqaret do gjenden përballë një zgjedhjeje të vështirë. Merrni kohën e duhur për t’u menduar para së të veproni.
BRICJAPI
Në përgjithësi jeta juaj në çift do jetë goxha e qëndrueshme. Në mëngjes do kete disa debate të vogla të cilat do zgjidhen në çast. Në aspektin profesional shfrytëzoni çdo mundësi që do ju jepet sepse rralle do vijnë momente të tilla. Financat pritet të mos përbëjnë asnjë lloj problemi nëse vazhdoni t’i menaxhoni me maturi.
UJORI
Konfigurimi i yjeve do jetë mjaft i favorshem sot për jetën sentimentale të çifteve. Do qëndroni më shumë kohë me partnerin dhe do i tregoni atij disa detaje të së shkuarës që kurrë më parë nuk i kishit prekur. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe çdo gjë ka për të ecur më së miri.
PESHQIT
Do ketë edhe pasion, por edhe konflikte të zjarrta sot në jetën tuaj në çift. Emocionet do jenë në çdo moment të fuqishme. Në planin financiar duhet ta shtrengoni fort rripin e shpenzimeve sepse përndryshe do keni vështiresi.