Fituesi i medaljes së artë olimpike, Thomas Ceccon, është parë duke fjetur në një park të Parisit, pasi u ankua për kushtet në fshatin olimpik, shkruan Daily Mail.

Notari italian, Ceccon, fitoi të artën në 100 metra shpinë, ndërsa tha “se është vështirë të flesh gjatë natës dhe pasdites” në fshatin olimpike ku janë akomoduar shumica e sportistëve. Lidhur me kushtet në fshat ka pasur ankesa të shumta.

“Nuk ka ajër të kondicionuar në fshat, është vapë, ushqimi është i keq. Shumë sportistë largohen për këtë arsye. Nuk është justifikim, por është realitet dhe jo të gjithë e dinë”, ka thënë ai.