Gazmend Bardhi dhe Lulzim Basha pretendojnë se i kanë ndarë një herë e mirë rrugët me njëri tjetrin, edhe pse të dy, nuk shquhen për ndonjë koherencë të madhe në çfarë thonë e bëjnë.

Por kur vjen puna te vëmendja e munguar publike, ata vijojnë të përdorin metoda të ngjashme, me shpresën për tu përmirësuar.

Ndonëse nuk ka filluar ende fushata elektorale, kohë kur zakonisht partitë sponsorizojnë spotet dhe videomesazhet e tyre për elektoratin, Bardhi dhe Basha vijojnë me zakonin e vjetër.

Kështu, platforma facebook tregon se si Gazment Bardhi ka sponsorizuar edhe postimet për reagime politike, kundër deklarata apo sulme ndaj kundërshtarëve të tij. Të njejtën gjë, platforma facebook tregon edhe për Lulzim Bashën, i cili vijon të sponsorizojë deklaratat apo premtimet e tij politike.

Si Bardhi, ashtu edhe Basha paguajnë shuma parash për çdo postim që të mund të marrin vëmendjen e munguar në rrjetet sociale. Nuk dihet se nga dalin këto para, por ato tregojnë luksin dhe komoditetin financiar të opozitës shqiptare.