Dy javë pas arrestimit në Kosova është ekstraduar Arben Lamçja, i kërkuar nga SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen kriminale “Plumbi i Artë 2”.
Lamçja pjesë e grupit Çopja në Elbasan i akuzuar për vrasje me pagesë, është arrestuar në Prishtinë në lagjen ‘Emshir”.
Kujtojmë se më 31 korrik të këtij viti me kërkesë të të SPAK, GJKKO lëshoi 30 urdhër arreste. Ky urdhër lidhet me 6 vrasje të kryera në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat, të cilat pretendohet se janë zbuluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar në kuadër të megaoperacionit “Plumbi i Artë 2”, i cili është zhvilluar para 5 ditë në Tiranë, Elbasan e Durrës.
Përmes zbardhjes së komunikimeve të “SkyECC”, SPAK mundi të zbulojë si vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja e nisën aktivitetin e tyre kriminal rreth viteve 2006 – 2007, duke shpërndarë në sasi të vogla kokaine, derisa arritën të zgjeroheshin edhe ne vende të tjera të Evropës e jo vetëm dhe një nga grupet më të rrezikshme kriminale në Elbasan, për të porositur vrasje të shumta.
SPAK zbuloi se pas 6 vrasjeve të ndodhura vitet e fundit në Shqipëri fshihet organizata kriminale e vëllezërve Çopaj.
Mes emrave për të cilën u firmos urdhërarrest ishte edhe ai i Arben Lamçes, i cili ndodhej në Prishtinë. Tashmë pritet që Lamçja të njihet me masën e sigurisë.
Operacioni Plumbi i Artë zbardhi 3 vrasje me 6 viktima, të ndodhura në Shqipëri në vitet 2021.
Ndërkohë, eshte arrestuar në Kolumbi Admir Tutaj, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë.
Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim penal Nr. 91 datë 30.07.2024, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale“Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Forma të veçanta bashkëpunimi Organizatat Kriminale” dhe“ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale”, parashikuar nga nenet 278/a, 28/4 333/a dhe 334 të Kodit Penal Shqiptar.