MIRDITË- Një 68-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e familjes në fshatin Lajthizë, në Mirditë. Ka qenë vajza e tij, e cila ka gjetur trupin e pajetë të babait dhe më pas ka njoftuar Policinë. Prej 2 ditësh ai kishte humbur kontaktet me familjarët. Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë vendore dhe grupi i posaçëm hetimor.
Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dyshohet se 68-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte, dhe si pasojë ka humbur jetën. Deri në këto momente janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, disa shtetas, banorë të këtij fshati. Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime intensive për të identifikuar dhe kapur autorin/ët e rastit si dhe për të zbardhur rrethanat.