Një 60-vjeçar është gjendur i pajetë në lagjen nr. 1 të Pogradecit në orën 11:30.
Nga këqyrja në trupin e të moshuarit A.T nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se 60-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.